Shqiptari 29-vjeçar e godet me çekiç në kokë gruan e tij shtatzënë

332
shqiptari-29-vjecar-e-godet-me-cekic-ne-koke-gruan-e-tij-shtatzene

Një vajzë shtatëzënë është qëlluar nga partneri i saj shqiptar me një çekiç në kokë në Milano të Italisë.

Incidenti ka ndodhur në Pozzuolo Martesana, zonë lindore e Milanos. Karabinierët kanë ndërhyrë në vend në lidhje me këtë ngjarje.

Në kulmin e grindjes, shqiptari 29 vjeç e ka qëlluar me çekiç të dashurën e tij. Shqiptari mësohet se ishte emër i njohur për policinë, me disa precedentë penalë në të shkuarën.

Menjëherë gruaja është dërguar në spital dhe fatmirësisht shpëtoi me vetëm disa lëndime të lehta, shkruajnë mediat italiane.Reklamë

Ndërkohë, i dashuri i të dëmtuarës u arrestua nga policia për sulm të dhunshëm dhe u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.