“Nuk mund të fle vetëm”, Kiara Tito rrëfen mes emocionesh momentet më të vështira të jetës

168
“nuk-mund-te-fle-vetem”,-kiara-tito-rrefen-mes-emocionesh-momentet-me-te-veshtira-te-jetes

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito në një intervistë të fundit rrëfeu mes emocionesh vendimin e vështirë që kishte marrë në adoleshencë për t’u kthyer në Shqipëri e vetme, për të percjellur ëndrrën e saj.

Ndër të tjera, bukuroshja e ekranit tha se ndër momente më prekëse ka qenë pikërisht ndarja nga prindërit për të nisur rrugëtimin e jetës vetëm, ajo u ndal dhe tek përjetimet e tërmetit të nëntorit që la pas dhjetëra vi.ktima.

“Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë, akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj.

Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz.“, tha Kiara.

Kiara rrëfeu se me praninë e njerëzve dhe miqve të afërt, veçanërisht tezes ia ka dalë të ecë përpara.

“Është tezja ime, kam fatin që për çdo problem ta diskutoj me të, çdo gëzim ta ndaj me të dhe më ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mospaturit një motër në krah, miqtë e mi, Liesa, Arditi, Niko janë njerëzit që më shoqërojnë çdo ditë në çdo hap që hedh“, u shpreh Kiara.

The post “Nuk mund të fle vetëm”, Kiara Tito rrëfen mes emocionesh momentet më të vështira të jetës appeared first on Gazeta Press.