Gjuhen me armë zjarri në Vranjevc

28
gjuhen-me-arme-zjarri-ne-vranjevc

Disa persona janë gjuajtur sot me armë zjarri mes veti në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Express se nuk ka të lënduar në këtë rast.

Policia është duke hetuar rastin.

“Rreth  orës 14:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë ajo.