Deliu –Kodra: PDK i ka nënshkrimet ta çojë në Kushtetuese vendimin e shkarkimit të Dakës

203
deliu-–kodra:-pdk-i-ka-nenshkrimet-ta-coje-ne-kushtetuese-vendimin-e-shkarkimit-te-dakes

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Deliu – Kodra ka thënë se shkarkimi i Dakës është vendim politik.

“Shkarkimi është politik dhe dëmton rëndë demokracinë. Shkarkimi i kryetares së KQZ-së po bëhet pata zgjedhjeve komunale në vend. Vendimi rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale. PDK konsideron se shkarkimi është kryekëput politik. Presidentja Osmani ka shkelur Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Ajo, ka ftuar vendet e QUINT-it të reagojnë për këtë vendim të presidentes Osmani.

“PDK fton ambasadorët e vendeve mike të QUINT-it të reagojnë. PDK i ka nënshkrimet e nevojshme që vendimin e presidentes Osmani ta çojë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Deliu – Kodra, ka shtuar se ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është kërcënuar nga aktivistë të VV-së./Rahovec.net/