Pas përfundimit të Samitit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u ankua se u provokua nga presidentja Osmani, transmeton Rahovec.net.
Bërnabiq tha se fjalimi i Osmanit tregon mungesën e mirësjelljes së përfaqësuesve politikë të Kosovës.
“Pati provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, sepse nga respekti për nikoqirët, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, u tha Bërnabiq gazetarëve.
Këto deklarata ajo i bëri duke iu referuar thirrjes së Vjosa Osmanit në këtë samit që pesë vendet mos-njohëse të BE-së, ta njohin pavarësinë e Kosovës. /Rahovec.net/