UEFA e ka pezulluar për një ndeshje sulmuesin e Austrisë, Marko Arnautovic, pasi u vërtetua se ai i fyeu dy futbollistë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën.
Arnautovic, i cili ka rrënjë serbe, u desh të ndalohej nga kapiteni David Alaba, gjatë festimit të golit në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut.
Gjatë festimit, 32-vjeçari i fyeu Egzon Bejtulahin dhe Ezgjan Alioskin, të cilët kanë rrënjë shqiptare.
The post Zyrtare: UEFA e pezullon Arnautovicin për fyerjet ndaj dyshes shqiptare të Maqedonisë së Veriut appeared first on RahovecNET.