Tahiri: BE po kërkon që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, qeveria të refuzoj atë

200
tahiri:-be-po-kerkon-qe-asociacioni-te-kete-kompetenca-ekzekutive,-qeveria-te-refuzoj-ate

“Kur jemi te asociacioni, Kurti nuk guxon me bë, duhet me refuzu, po nëse do të merren me atë punë, se i harruan çka premtuan, harruan kërkim faljen e Serbisë, harruan reciprocitetin, harruan se dialogu është prioriteti i tetë, e bën të parin dialogun, pra besoj se do të merren me asioacionin, dhe nëse merren duhet të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit të 2015-ës, dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pra nuk ka kompetenca ekzekutive” tha Tahiri në kanal10.

Tutje Tahiri ka thënë se në dokumentin e dërguar nga Bashkimi Evropian në Prishtinë, po kërkohet ndryshime në marrëveshje, dhe se qeveria duhet të refuzoj atë sepse po kërkohet kompetencë ekzekutive për asociacionin

“Në një dokument që kam lexuar këto ditë në medie, Bashkimi Evropian kërkonte nga Kosova të mendoj disa ndryshime në marrëveshje, që i bie rihapje të marrëveshjes, duhet të ketë kujdes qeveria ti vë vijën e kuqe, sepse ato rekomandime që i pash të Bashkimit Evropian, ishin kërkesa për kompetenca ekzekutive për asociacionin, prandaj qeveria është më mirë t’ia refuzoi Brukselit atë dokument duke që marrëveshja është e mbyllur në 2015-ën, nuk kemi çka vijmë në Bruksel për zbatim sepse me marrëveshjen e 2015-ës, zbatimi bëhet ne Kosovë” tha Tahiri në Prime Time.