Kryediplomati kroat kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së

164
kryediplomati-kroat-kerkon-njohjen-e-kosoves-nga-pese-shtetet-e-be-se

Ai ka thënë se njohja nga pesë vendet e BE-së do ta stabilizonte Kosovën dhe rajonin, transmeton Rahovec.net.

Sipas tij, janë tri gjëra thelbësore për stabilitetin e rajonit: respektimi i integritetit territorial të shteteve, barazia kushtetuese e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë dhe vendosja e besimit të ndërsjellë pas luftërave të viteve 1990.

Këto komente ai i bëri gjatë një konferencë ndërkombëtare e cila po mbahet në Bratisllavë.

Ndryshe, Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë pesë vendet e BE-së të cilat s’e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës./Rahovec.net/