Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, dërgohet në spital

379
vetura-godet-kembesorin-ne-prishtine,-dergohet-ne-spital

Një këmbësor është goditur nga vetura sonte në Prishtinë, me ç’rast ka pësuar lëndime

I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, konfirmon policia.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin