‘U habita kur e pashë’, Fero rrëfen se si u njoh me Arbenitën

144
‘u-habita-kur-e-pashe’,-fero-rrefen-se-si-u-njoh-me-arbeniten

Reperi i njohur Fero ishte këtë pasdite i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku zbuloi të pathëna nga njohja me Arbenitën.

Ai tregoi se Arbenitën e ka takuar për herë të parë në Shkup, pasi kishin folur për disa kohë në rrjete sociale.

Fero tha se është habitur aq shumë kur e ka parë, sa nuk ka dalë nga makina për t’i folur pasi nuk guxonte.

“E mbaj mend momentin e parë, në Shkup.

Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar.

Këtë e ke ekskluzive, vetëm për ty.

Takimi nuk ishte rastësisht, kemi kontaktuar kohë më parë në rrjetet sociale, aty e kam njohur.

Më pas kemi dalë, jemi takuar dhe s’jemi ndarë më“, u shpreh reperi.

Kujtojmë se dyshja tani janë bërë prindër të një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Nina.

The post ‘U habita kur e pashë’, Fero rrëfen se si u njoh me Arbenitën appeared first on Gazeta Press.