Hamiti ka shkruar se presidenti i Kosovës ka për detyrë të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.
Ndërsa e ka cilësuar shkarkimin e Dakës nga Osmani si arbitrar, dhe rreshtim të presidentes me partinë në pushtet.
“Me shkarkimin arbitrar të kryesueses së KQZ-së, një institucioni të pavarur, Presidentja Osmani po e bën të kundërtën. Veçse po rreshtohet me partinë në pushtet”, ka shkruar Hamiti.
Postimi i plotë:
Presidenti i Kosovës duhet të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës sonë.
Me shkarkimin arbitrar të kryesueses së KQZ-së, një institucioni të pavarur, Presidentja Osmani po e bën të kundërtën. Veçse po rreshtohet me partinë në pushtet. Nuk po qëndron mbi palët, siç do të duhej të qëndronte, siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës. /Rahovec.net/