Plagoset me armë zjarri një person derisa peshkonte në lumin Ibër

148
plagoset-me-arme-zjarri-nje-person-derisa-peshkonte-ne-lumin-iber

Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë dhe ndodhet në spital.

Sipas burimeve të Kosovapress, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, afër Kërshit të Dudës, krejt afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut, ndërsa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër.

Deri tash nuk dihen rrethanat e plota, autori dhe as motivi i kësaj ngjarje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut ka thënë se ngjarja ka ndodhur në jug dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në përgjegjësitë e zonës së jugut, kolegu i tij nga jugu e ka thënë të kundërtën.