Ndërtimi i Spitalit të Ferizajt në “mëshirën” e ministrit Vitia

188
ndertimi-i-spitalit-te-ferizajt-ne-“meshiren”-e-ministrit-vitia

Projekti parashihte që brenda 600 ditëve punë të finalizohej, por gjërat nuk rrodhën si duhet. Agim Aliu, i pari i Ferizaj në një intërvistë për Rahovec.net, tha se projekti do të duhej të finalizohej më 15 qershor 2021, por ndërrimi i qeverisë dhe pandemia e pamundësoi.

Agim Aliu: I mbajta premtimet, me duhet një mandat i dytë për t’i finalizuar

“Investitori financiar i Spitalit të Ferizajt është ministra e Shëndetësisë. Sigurisht që në vitin 2018/2019 ka pasur ritme më të larta të ndërtimit dhe ajo që shihni sot është pjesa e asaj kohe, kur ministër ishte Uran Ismaili që kishim një dinamikë të caktuar se kur do të duhej të përfundonte Spitali i Ferizajt. Koha kur do të duhej të përfundonte Spitali i Ferizaj ishte 15 qershori 2021, për shkak se është edhe dita e shëndetësisë ferizajasve. Por, në vitin 2020 ndodhi pandemia, ndodhën kushtëzimet buxhetore, ndryshuan edhe qeverisjet. Mirëpo është punuar vazhdon të punohet, por është larg ritmit që ksihtet 2018/2019”, arsyetohet kryetari i Ferizajt.

Ai ka thënë se pret nga ministri Vitia të ndryshojë mbështetjen buxhetore dhe të ndahen fonde që përfundimisht spitali të përfundojë. /Rahovec.net/