Kujdes, Policia vazhdon kontrollimin e rrugëve me dron

191
kujdes,-policia-vazhdon-kontrollimin-e-rrugeve-me-dron

Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj në terren për të parandaluar aksidentet në rrugë.

Drejtoria e Trafiku e Policisë në Gjilan edhe gjatë së dielës ka vazhduar patrullimin e rrugëve me dron.

Kështu u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi të lëshuar nga kjo drejtori.

“Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan edhe sot me 13 qershor 2021 kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dron- ve me qëllim të preventimit nga aksidentet e trafikut”.

“Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”.

“Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore”.