Maqedonia e Veriut debuton në Evropian me katër shqiptarë kundër Austrisë

143
maqedonia-e-veriut-debuton-ne-evropian-me-kater-shqiptare-kunder-austrise

Maqedonia e Veriut do të debutojë në një Kampionat Evropian për herë të parë në historinë e kombëtares së vet, sot kundër Austrisë në ndeshjen e rrethit të parë të Grupit C në Euro 2020.

Katër futbollistë me prejardhje shqiptare do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj hapëse në Kampionatin Evropian 2020 kundër Austrisë sonte në Bukuresht.

Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi janë titullarë, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi janë lënë në stol.

Rrugës për Euro 2020, shteti fqinj e mundi edhe Kosovën në një ndeshje gjysmëfinale në play-off, para se ta mposhte Gjeorgjinë për ta prerë biletën për turneun e verës.

Austria dhe Maqedonia e Veriut janë takuar dy herë deri më tani, me maqedonasit që kanë pësuar dy humbje.

Formacionet zyrtare:

 

The post Maqedonia e Veriut debuton në Evropian me katër shqiptarë kundër Austrisë appeared first on RahovecNET.