Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Zvicrës dhe Uellsit

168
perfundon-pa-gola-pjesa-e-pare-ndermjet-zvicres-dhe-uellsit

Ka përfunduar pjesa e parë në duelin ndërmjet Uellsit dhe Zvicrës.

Kombëtarja e Uellsit është duke u përballur me Kombëtaren e Zvicrës në kuadër të Grupit A në “Euro 2020”.

Zviceranët e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka patën dominimin në pjesën e parë si në posedimin e topit ashtu edhe për rastet e krijuara.

Xhaka pati një rast ku goditja e tij përfundoi anash kuadratit të portës, pas tij edhe Seferovic pati një rast të mirë po goditja përfundoi jashtë.

Në anën tjetër, Uellsi nuk krijoi raste përpos një goditje të mirë që e ndali Sommer me një pritje fantastsike.

Rezultati i pjesës së parë, Uellsi 0-0 Zvicra.

The post Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Zvicrës dhe Uellsit appeared first on RahovecNET.