Përfshihet nga zjarri objekti i AKP-së në Mitrovicë

143
perfshihet-nga-zjarri-objekti-i-akp-se-ne-mitrovice

Objekti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), në Mitrovicë është kapluar nga zjarri dje.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura.

Rasti është duke u hetuar.

“Sheshi Toni Bler, Mitrovicë 11.06.2021 – 11:20. Është  raportuar se gjeneratori dhe objekti i AKP-së, ishte përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura, ndërsa  nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.