Latifi kritikon Ministrinë e Bujqësisë

194
latifi-kritikon-ministrine-e-bujqesise

 

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se gjendja e bujqve në komunën që ai drejton është e vështirë, ndërsa përkrahja nga Ministria e Bujqësisë, përveç që është e vogël, ajo edhe po vonohet.

Latifi ka kërkuar nga kjo Ministri që ta shpërndajë edhe pjesën e dytë të subvencioneve, të cilën ende nuk i kanë marrë bujqit që nga viti i kaluar.

Latifi thekson se bujqit ende nuk e kanë marrë as vlerën e dëmeve që kanë shkaktuar reshjet intensive të shiut dhe breshëritë në këtë vit.

“Kemi diskutuar me seriozitetin më të madh kërkesat, nevojat emergjente që ka bujqësia në Kosovë, në rastin konkret në Komunën e Rahovecit. Ne akoma nuk i kemi marrë subvencionet e vitit të kaluar, pjesën e dytë të subvencioneve që ishte zotim i qeverisë së kaluar dhe premtim i kësaj qeverie që deri në fund të prillit do të merren…Ne ende nuk kemi një datë konkrete se kur do të hapet thirrja e re për subvencione tash të këtij viti që fermerët, bujqit e Republikës së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, presim. Ne nuk kemi marrë akoma vlerën e dëmeve që kanë shkaktuar reshjet intensivë të shiut dhe breshëritë në këtë vit, e kemi dërguar raportin me kohë… bëhet fjalë diku për 330 mijë euro edhe kemi kërkuar që të zbatohet vendimi qeverisë që diku 25% e këtij dëmi të paguhet”, tha ai

Sipas Latifit, ende nuk ka nis implementimi i projekteve për grantet e fituara nga Ministria e Bujqësisë, pasi që Qeveria e Kosovës dhe ministria janë në fazë të vlerësimeve dhe analizave.

“Ne nuk e kemi ende përfituesit e grandeve nga Ministria e Bujqësisë që është shpallur këtë vit e që ka qëndruar sipas afateve ligjore, janë shpallë edhe njoftimet, dihen edhe përfituesit por akoma nuk ka filluar implementimi i projekteve nga Ministria e Bujqësisë për përfituesit e grandeve…Ne nuk kemi datë konkrete, ne nuk kemi një qartësi me gjasë Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë është në një fazë të vlerësimeve, të analizave, mirëpo bujqësia në Kosovë nuk pret edhe bujqit e Kosovës”, tha ai

Smajl Latifi do të jetë rikandidojë për kryetar të Rahovecit nga radha e AAK-së. Ai thekson se qytetarët e Rahovecit do të kenë mundësinë e një oferte tjetër nga ai.

“Unë jam kandidat për kryetar të komunës së Rahovecit disa procedura teknike që i kryen partia me siguri janë në proces po edhe njëherë po punoj që të kem edhe një mandat të ri 4 vjeçar. Po besoj që punët që i kemi bërë deri më tani dhe punët që i kemi në prag për t’i kryer apo për t’i nisur punët tjera, por edhe vizioni për 4 vjeçarin e ardhshëm, është i qartë dhe besoj që qytetarët e Rahovecit do të kenë rastin të kenë edhe një ofertë të pastër me veprime e masa konkrete, me plan të qartë qeverisës për 4 vjeçarin e ardhshëm”, tha ai./kp

The post Latifi kritikon Ministrinë e Bujqësisë appeared first on Gazeta Press.