Florenzi do të mungojë ndaj Zvicrës shkaku i lëndimit

373
florenzi-do-te-mungoje-ndaj-zvicres-shkaku-i-lendimit

Alessandro Florenzi do të mungojë në ndeshje ne ardhshme ndaj Zvicrës.

Italia dhe Zvicra do të përballen me 16 qershor në kuadër të Grupit A në “Euro 2020”.

Mirëpo, Italia do të hyjë në këtë sfidë pa mbrojtësin e djathtë, Alessandro Florenzin, i cili do të mungojë shkaku i lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Turqisë.

Sipas “Eurosport.it”, Florenzi u detyrua të largohet në fund të pjesës së parë, që fillimisht dukej se Mancini e kishte zëvendësuar shkaku i një zëvendësimi teknik, por si duket italiani është lënduar.

Italiani ka lënduar pulpën e djathtë dhe nuk do të jetë në dispozicionin e Mancinit në ndeshjen e ardhshme.

The post Florenzi do të mungojë ndaj Zvicrës shkaku i lëndimit appeared first on RahovecNET.