Nga 1 korriku roamingu nga Maqedonia e Veriut s’do të vlejë për Kosovën

175
nga-1-korriku-roamingu-nga-maqedonia-e-veriut-s’do-te-vleje-per-kosoven

 

Nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Kosovës, gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut nuk do të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut në kuadër të telekomunikimit, siç janë thirrjet e realizuara ose të pranuara dhe mesazhet.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka bërë të ditur se roamingu nga Maqedonia e Veriut duke filluar nga 1 korriku nuk do të vlejë për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnja dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Kjo vlenë edhe për qytetarët e Kosovës, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor pra romingu nuk do të vlejë.

Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Aktualisht, çmimet për shërbimet roaming për thirrje të realizuara për një minutë janë 5 cent kurse për një mesazh (sms) 2 cent. /21Media

The post Nga 1 korriku roamingu nga Maqedonia e Veriut s’do të vlejë për Kosovën appeared first on Gazeta Press.