Dafina Zeqiri ka hallin e njëjtë si të shumë femrave në pushime

376
dafina-zeqiri-ka-hallin-e-njejte-si-te-shume-femrave-ne-pushime

Dafina ka nisur pushimet me partnerin.

Para se t’iu rikthehet koncerteve pas pauzës së gjatë që kishte për shkak të pandemisë, Dafina Zeqiri udhëtoi për pushime.

Ajo dhe partneri i saj, DJ Geek, zgjodhën që të udhëtojnë drejt Turqisë, ndërsa sollën fotografitë e para nga ai vend.

Këngëtarja postoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, të cilat i kishte realizuar DJ Geek dhe tregoi një ‘hall’ që e kanë edhe shumë femra.

“Kur mendon se ai po shkrep një foto të keqe (siç bën zakonisht) por pastaj i shfleton”, shkruan Dafina, e cila shprehej e befasuar nga fotografitë që ia bëri i dashuri.

Në mbrëmje, ata shijuan daljen jashtë së bashku, teksa po relaksoheshin me disa ëmbëlsira, ndërsa Dafina i bëri dedikim dashurie DJ Geek.

“Të dua!”, shkruan ajo, teksa e filmon partnerin në tavolinë. /Lajmi

The post Dafina Zeqiri ka hallin e njëjtë si të shumë femrave në pushime appeared first on Gazeta Press.