Tani publiku mund t’i prekë live konkurrentët e “Për’puthen”

436
tani-publiku-mund-t’i-preke-live-konkurrentet-e-“për’puthen”

Programi i famshëm në Shqipëri “Për’puthen” nuk ka të ndalur me surpriza.

Pas suksesit të madh të sezonit të dytë, autorja e programit në bashkëpunim me personazhet, kanë menduar të mos ndalen me aq.

Puntata e javës së fundit erdhi me sqarimin e konkurrentëve, derisa autorja e emisionit Olsa Muhameti, bëri të ditur që as në sezonin e verës nuk do të mungojnë për publikun.

Në një InstaStory ajo lajmëroi se tani fansat mund t’i takojnë edhe fizikisht personazhet e “Për’puthen”, duke treguar lokacionin javë pas jave se ku do t’i zhvillojnë këto takime.

Së fundmi kanë qenë disa prej ish – konkurrentëve që zbuluan se kur do të mund t’i takojnë fansat live.

Disa prej protagonistëve në këtë nismë do të jenë Shqipe Hysenaj, Tea Trifoni, Ana Kauri, Atdhe Xheravina, Fation Kuqari, etj.

A do të ketë publiku interes për t’i parë nga afër konkurrentët e “Përputhen”, mbetet për t’u parë tutje.

The post Tani publiku mund t’i prekë live konkurrentët e “Për’puthen” appeared first on Gazeta Press.