Priten zhvillime dramatike të martën: Borrell takon në mëngjes Kurtin e Vuçiqin, e pasdite Bidenin

246
priten-zhvillime-dramatike-te-marten:-borrell-takon-ne-mengjes-kurtin-e-vuciqin,-e-pasdite-bidenin

Mediat serbe raportojnë se nëse është e nevojshme dhe nëse eventualisht ka komplikime, shefi  i diplomacisë së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell do të konsultohet me presidentin amerikan, Joe Biden, transmeton Rahovec.net.

Siç raporton “Tanjug” duke iu referuar burimeve në Bruksel, nëse shfaqet nevoja për çfarëdo arsye eventuale gjatë takimit të së martës, Borrell do ta thërras menjëherë presidentin Biden.

Ky medium raporton se takimi Kurti-Vuçiq zhvillohet të martën në orën 8:30 të mëngjesit, dhe ndërmjetësohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

Borrell më pas siç raporton “Tanjug” të njëjtën ditë më vonë do ta takojë presidentin amerikan, Joe Biden. /Rahovec.net/