“Po hyjmë në një muaj kritik”, Varhelyi jep lajmin: Plan investimesh 30 mld euro për rajonin

20
“po-hyjme-ne-nje-muaj-kritik”,-varhelyi-jep-lajmin:-plan-investimesh-30-mld-euro-per-rajonin

 

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Olivér Várhelyi sot në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën tha se ka ardhur me një lajm të mirë në Shqipëri.

Ai deklaroi se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sjell një plan prej 30 miliardë euro në formë investimesh, plan i cili do të financohet nga BE.

Marrëveshja u arrit javën e shkuar në Këshillin Evropian.

Mirëpo, Varhelyi theksoi se se ky plan nuk do të ketë rezultate pozitive, nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë.

“Shohim rezultatet që po ndryshojnë jetën e qytetarëve, për marrëveshjen pa tarifa, në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo është arritje tepër e madhe, sepse do të ketë gjëra të mëdha, sepse njerëzit do të lëvizin me karta ID, njohja e diplomave. Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që kemi vënë në tryezë me planin e investimeve. Pra pothuajse rreth 30 mld euro do të vijnë në Rajon. Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për këto hekurudha nëse trenat do të hasin vështirësi. Kështu që ky plan ekonomik dhe investimesh do të japë rezultatet e tjra, nëse ky rajon, punon për tregun rajonal. Lajmi që unë solla është se kemi një marrëveshje në BE, për financimin e këtij plani. Kemi arritur këtë marrëveshje me KE, për programin. Kjo do të jetë mekanizëm që do të financohet ky plan, jemi të gatshëm edhe për fondet për të bërë këtë plan dhe ne duam që ky plan të vendoset sa është e mundur në veprim”, tha komisioneri.

Realizimi i këtij plani do t’i sjellë rajonit disa të mira, si kalimi i kufijve vetëm me karta ID, njohja e diplomave dhe formimi i një tregu të përbashkët./vizionplus

The post “Po hyjmë në një muaj kritik”, Varhelyi jep lajmin: Plan investimesh 30 mld euro për rajonin appeared first on Gazeta Press.