Kosova do të blejë pajisje ushtarake me 5.2 milionë euro

193
kosova-do-te-bleje-pajisje-ushtarake-me-5.2-milione-euro

 

 

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka bërë të ditur se shumën prej 5.2 milionë euro nga planifikimet e mëhershme të shpenzimeve të panevojshme, do ta ri-destinojnë në projektet e Programit Amerikan të Shitjeve të Jashtme Ushtarake, me qëllim të rritjes së aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Në njoftimin për media thuhet se blerjet ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikanë dhe aleatët tjerë.

“Si ministër i Mbrojtjes, jam i vendosur që prioritetet e Qeverisë, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional t’i realizoj deri në fund, mbi parimin e ndalimit të shpenzimeve të panevojshme, transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit maksimal për forcimin e Ushtrisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të misionit të saj kryesor – mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si rrugë drejt anëtarësimit të vendit në NATO”, thuhet në njoftim./21Media

The post Kosova do të blejë pajisje ushtarake me 5.2 milionë euro appeared first on Gazeta Press.