Konjufca: Lidhja e Prizrenit e ka themeluar kombin modern shqiptar

417
konjufca:-lidhja-e-prizrenit-e-ka-themeluar-kombin-modern-shqiptar

Ai ka thënë se kjo lidhje e ka themeluar kombin modern shqiptar, pasi sipas tij, e paraqet kulmimin politik të rilindjes kombëtare.

Sipas tij, nuk është e rastësishme që qindra përfaqësues të trojeve shqiptare janë mbledhur në Prizrenin historik.

“Ata e zgjodhën Prizrenin sepse e zgjodhën zemrën e shqiptarisë. Vendimi më i rëndësishëm që e shpallen është që kombi shqiptar të jetojë në një hapësirë të përbashkët politike e pastaj vendimet tjera është që të themelohet ushtria shqiptare. Duke nderuar të tilla ngjarje, ne nderojmë vetën tonë”, ka thënë ai. /Rahovec.net/