Katër persona dërgohen në Polici, prishën rendin dhe qetësinë në Rrugën B

Katër persona janë shoqëruar në Stacion Policor në Prishtinë, pasi kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.
Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes personave në fjalë.
“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor. Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje Prishje e rendit dhe qetësisë Publike, konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”, tha Ahmeti.