Gruaja nga Fushë-Kosova kishte lidhje jashtëmartesore, tani shantazhohet për publikimin e fotove intime

177
gruaja-nga-fushe-kosova-kishte-lidhje-jashtemartesore,-tani-shantazhohet-per-publikimin-e-fotove-intime

Një grua nga Fushë-Kosova ka njoftuar policinë se po shantazhohet nga i dyshuari mashkull për publikimin e fotove dhe videove intime, pasi me të kishte pasur për disa vite lidhje jashtëmartesore.

Pas intervistimit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHANTAZH /Fushë Kosovë 09.06.2021-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është duke u shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar se do të publikoj fotografi dhe video intime, pasi që me të dyshuarin e lartcekur për disa vite kishte pasur lidhje jashtëmartesore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.