Aksident trafiku tek ‘Kroni i Mbretit’, përfshihen 5 automjete

166
aksident-trafiku-tek-‘kroni-i-mbretit’,-perfshihen-5-automjete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Kroni i Mbretit’.

Të përfshira në këtë aksident ishin 5 automjete të cilat u përplasën njëra pas tjetrës.

Nuk dihet për persona të lënduar, por që në vendin e ngjarjes është shkaktuar kolonë e gjatë, raporton lajmi.net.

Gjatë javës që lamë pas pati një numër të madh të aksidenteve, ku disa prej tyre përfunduan edhe me fatalitet.

Nga Policia e Kosovës vazhdimisht është apeluar për kujdes të shtuar në trafik