LDK denoncon punësimet familjare nga pushteti i Kurtit: Po shkelen të drejtat e njeriut

174
ldk-denoncon-punesimet-familjare-nga-pushteti-i-kurtit:-po-shkelen-te-drejtat-e-njeriut

Para medieve, kanë folur zyrtari Shkëmb Manaj dhe zëdhënësja Sibel Halimi, shkruan Rahovec.net.

Kjo  e fundit tha se ajo çka po bën qeveria Kurti, paraqet shkelje të të drejtave të njeriut, dhe se kjo praktikë sipas saj duhet të ndalet.

“Kërkojmë që një trend si ky të ndërpritet sepse përbën shkelje të të drejtave të njeriut. LDK-ja është duke përcjell edhe gjuhën kërcënuese të disa përfaqësuesve të shtetit”, tha ajo.

Në anënë tjetër, Shkëmb Manaj tha se VV prej ardhjes në pushtet po u jep strehë familjarëve të tyre.

Sipas tij, kjo po bëhet me qëllimin e vetëm të kapjes së ndërmarrjeve publike.

“Lëvizja Vetëvendosje prej momentit që ka ardhur në pushtet, vetëm ka filluar t’iu japë strehë familjarëve. LDK po e përcjell me shqetësim këtë trend dhe kërkon që kjo të ndërpritet sa më shpejtë që është e mundur. Këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së ndërmarrjeve publike, aq më e keqe është mënyra se si po tentohen të arsyetohen këto punësime familjare”, tha Manaj.

“Në vazhdën e këtyre emërimeve është edhe emërimi i aktivistëve të VV-së në pozita udhëheqëse në Postë dhe Telekom. Është shqetësues fakti që gjatë këtyre ditëve të qeverisjes, zyrtarët e lartë që kanë aktakuza po tentojnë të frikësojnë gjyqtarët e prokurorët”, tha më tej Manaj.

Ndryshe, në lidhje me punësimet familjare, ditëve të fundit ka pasur reagime të ashpra nga opozita.

Dje, Partia Socialdemokrate e Kosovës realizoi aksion tek qeveria e Kosovës ku vendosi mbishkrimin “Sallë Dasmash- Këndon Besnik Bislimi”, pasi që emri i zv/kryeministrit në fjalë është përmendur shumë për punësimet familjare të kryera së fundmi nga VV, si dhe në shenjë ironie për deklaratën e Kurtit se “farefisi është për dasma”. /Rahovec.net/

Punësimet familjare të VV-së: PSD e “shndërron” qeverinë në sallë dasmash