Franca është gati për “Euro 2020”, por humbi Benzeman

51
franca-eshte-gati-per-“euro-2020”,-por-humbi-benzeman

Franca e ka mundur 3-0 në miqësoren e fundit Bullgarinë, dhe është gati për Kampionatin Evropian.

Gjelat triumfuan 3-0 me një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në atë të dytë.

Golin e epërsisë, për ‘Gjelat’ ka arritur të shënojë sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann.

Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 29-të.

Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Që të dy i shënoi sulmuesi, Oliver Giroud.

Ai hyri në lojë në minutën e 41’, duke zëvendësuar të dëmtuarin, Karim Benzema, që ende s’dihet shkalla e lëndimit.

Giroud shënoi për 2-0 dhe 3-0 në minutat 83’ dhe 90’.

Franca e nis Evropianin kundër Gjermanisë me 15 qershor, më pas do të përballet me Hungarinë dhe në fund me Portugalinë, ku do të mësohen dy skuadrat që kalojnë grupin.

The post Franca është gati për “Euro 2020”, por humbi Benzeman appeared first on RahovecNET.