Dhunohet një e mitur në Gjilan, policia jep informacione për rastin

130
dhunohet-nje-e-mitur-ne-gjilan,-policia-jep-informacione-per-rastin

Është ndalur një person për 48-orë nën dyshimin për dhunimin e një të miture, njofton policia.

Viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka kanosur përmes rrjeteve sociale se nëse nuk e vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Viktima është dërguar për ekzaminin gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dhunim/ Gjilan, Maj 2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare. Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.