Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 3 persona në Suharekë për shkak se derisa ishin me veturë në lëvizje, njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.
Sipas policisë, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz me 44 fishekë.
“Fsh. Bllacë, Suharekë 07.06.2021 – 13:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se derisa kishin qenë me veturë në lëvizje , njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas me 44 fishek. Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.