Në këtë kënd të vizitorëve ndodhen fotografitë e ish-kryeparlamentarëve dhe ish-deputetëve nëpër aktivitete të ndryshme gjatë punës së kryer në Kuvend.
Por, që nga viti 2019 kur kryeparlamentar u zgjodh Glauk Konjufca e më pas Vjosa Osmani, në Kuvend nuk është vendosur edhe fotografia e Kadri Veselit i cili ka udhëhequr Kuvendin e Kosovës në dy legjislatura.
Në këndin e vizitorëve në Kuvend mund të shihen fotografitë e ish-kryeparlamentarëve të tjerë, por asnjë fotografi e ish-kreut të PDK-së nuk është vendosur aty.