“Nxehet” kryetari i Drenasit: Ekziston një grup të cilin unë do ta shkeli me buldozer

119
“nxehet”-kryetari-i-drenasit:-ekziston-nje-grup-te-cilin-une-do-ta-shkeli-me-buldozer

Ai ka thënë se ekziston një grup brenda strukturës së PDK-së që është kundër tij, ndonëse që Lladrovci ka thënë se nuk ka armiq në politikë.

“Nuk kam armiq. Këtë e dijnë të gjithë. Mirëpo ekziston një grup të cilin unë do ta shkeli me buldozer”, ka thënë ai.

Më herët Lladrovci ka thënë se afër 70% e degës së PDK-së në Drenas është kundër tij. Dega e PDK-së ka zgjedhur Ajvazin si kandidat por që Lladrovci thotë se dikush tjetër vendosë kush do të kandidojë për kryetar, ashtu sic ka bërë më 2016-ën.

“70% e PDK në Drenas kanë qenë kundër meje nga viti 2016”, thotë ai.

Mirëpo Lladrovci thotë se ka besim që Kryesia e PDK-së do të vendosë se kush do të jetë kandidat për kryetar në komuna. Ai madje thotë se njerëz në degën e PDK-së në Drenas nuk jetojnë fare në këtë komunë.

“Nuk mund ata që jetojnë në Prishtinë të vijnë e të bëjnë ligjin në Drenas”, tha ai.