Musliu-Shoshi, PDK: Shamia nuk duhet të jetë pengesë për shkollimin e vajzave

39
musliu-shoshi,-pdk:-shamia-nuk-duhet-te-jete-pengese-per-shkollimin-e-vajzave

Propozimi i saj ishte që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të ndërmarrë masa të ndalojë këto raste të diskriminimit dhe të aprovoj një udhëzim të ri administrativ për shkolla fillore ku do të lejohen vajzat me shami që të ndjekun mësimin pa asnjë pengesë.

Musliu Shoshi edhe njëherë konfirmoi se do të vazhdojë të kërkoj që drejtësia për këto vajza të vihet në vend.

Postimi i plotë:

Sot para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ishte në raportim Znj. Arbёrie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Çështja për të cilën diskutuam ishin rastet e diskriminimit të paligjshëm ndaj vajzave me shamia në shkollat e Kosovës. Kjo çështje erdhi në komision si vazhdimësi e iniciativës të ngritur nga ish deputetja Besa Ismaili nga mandati i kaluar.

Të gjithë jemi dëshmitarë të rasteve të rënda të diskriminimit që nga paslufta të vajzave të cilat mbajnë shami, ku atyre iu është mohuar e drejta për të ndjekur mësimin fillor si e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsim por edhe në nivelin e mesëm dhe të lartë.

Se ky veprim përbënte një shkelje të të drejtave të njeriut e ka konfirmuar edhe avokati i popullit, vendimet e gjykatave, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndaluar që drejtorë të caktuar të vazhdojnë me diskriminimin, të cilat shumë vajza i lane pa shkollim dhe ua pamundësuan shanset e barabarta.

Propozimi im ishte që ministrja të ndërmarrë masa të ndalojë këto raste të diskriminimit dhe të aprovoj një udhëzim të ri administrativ për shkolla fillore ku do të lejohen vajzat me shami që të ndjekun mësimin pa asnjë pengesë.

Vajzat me shamia meritojnë mundësi të barabarta si të tjerat dhe pa paragjykime.

Andaj unë do të vazhdoj me ngulm të kërkoj që drejtësia për këto vajza të vihet në vend.