Kosova sërish në aksion, tani në miqësoren ndaj Guinesë

66
kosova-serish-ne-aksion,-tani-ne-miqesoren-ndaj-guinese

Kosova do të zhvillojë miqësore e tretë në vargun e tyre që po zhvillohen para Kampionatit Evropian që fillon më 11 qershor.

Përfaqësuesja jonë takohet me Guinenë në Turqi nga ora 16:00, në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi” në Turqi.

Para këtij takimi, Dardanët u përballen me San Marinon, duke fituar 4-1 dhe me Maltën, duke marrë po ashtu fitore, 2-1.

Në anën tjetër, Guinea vjen pas një barazimi pa gola me Turqinë dhe pritet të jetë një takim i vështirë, por e bukura është që do t’i shohim limitet e lojtarëve tanë.

Bernard Challandes është duke sfiduar të gjithë lojtarët, duke marrë nga ta më të mirën në mënyrë që të ketë një pasqyrë të qartë se cili është më në formë nga secila pozitë.

Kujtojmë se Kosova do të ketë edhe një miqësore më 11 qershor, atë kundër Gambisë dhe që e mbyll këtë cikël të miqësoreve.

The post Kosova sërish në aksion, tani në miqësoren ndaj Guinesë appeared first on RahovecNET.