Burri nga Peja ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës

208
burri-nga-peja-ushtron-dhune-fizike-dhe-psikike-ndaj-te-fejuares

Policia në Vitomiricë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij.

Rasti ka ndodhur më 29 maj në fshatin Vitomiricë të Pejës, ndërkaq i dyshuari është arrestuar më 7 qershor.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 29.05.2021  – 06:00. Me 07.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti  kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj  të fejuarës së tij viktimës femër kosovare, e cila kishte pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.