Policia e Kosovës në aksion të përbashkët me policinë gjermane, arrestohet një i dyshuar për kontrabandë me narkotik

41
policia-e-kosoves-ne-aksion-te-perbashket-me-policine-gjermane,-arrestohet-nje-i-dyshuar-per-kontrabande-me-narkotik

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për një aksion të njësitit anti drogë në rajonin e Prishtinës, që është bërë në koordinim me policinë gjermane.

Në këtë aksion, Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për kontrabandë me narkotik, derisa, është konfiskuar edhe 2.5 kg kokainë, 3 armë, karikator, qindra fishekë si dhe dy automjete.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik.  Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla./