Ganimete Musliu: Sveçla t’i kërkojë falje publike Faik Fazliut

48
ganimete-musliu:-svecla-t’i-kerkoje-falje-publike-faik-fazliut

Ish-kryetari i OVL e UÇK’së, Faik Fazliu është arrestuar e më pas liruar, pas një konfrontimi që ka pasur mbrëmë me zyrtarët policorë në Prizren.

Për rastin kishte reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sipas të cilit “ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””.

Musliu ka kritikuar veprimet e policisë dhe të Sveçlës. Sipas saj, ministri duhet t’i kërkojë falje Fazliut, i cili dha humbi gjymtyrët në luftën e Kosovës.

Shkrimi i pa ndërhyrje:

Faiku eshte ngritur perseri edhe atehere kur serbet ia kane keputur njeren kemb, por ata qe s do mund te ngrisin koken jane ata policë qe sot ushtruan dhune mbi Faikun.

Paskan harruar te mjeret se fale gjymtyreve të Faikut dhe shokeve të tij ata sot mbajne të veshur uniformen e Policise se Kosovës.

XHELAL SVEÇLA DUHET T’I KERKOJ FALJE PUBLIKE FAIK FAZLIUT PER DEKLARATEN E TIJ, KURSE AI I MILICI “ i forte” DUHET TA DORZOJ MENJEHER UNIFORMEN E POLICISE