Dy aksidente me fatalitet, pesë viktima – policia jep detaje për rastet

49
dy-aksidente-me-fatalitet,-pese-viktima-–-policia-jep-detaje-per-rastet

Të dielën në dy aksidente trafiku kanë vdekur pesë persona. Në mesin e viktimave është edhe një 10-vjeçar, i cili mbeti i vdekur bashkë me prindërit dhe gjyshen.

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së dielës, në fshatin Koshare të Ferizajt në mes dy veturave, ku kanë vdekur katër persona.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Ferizajt e më pas në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Koshare, Ferizaj, 06.06.2021 – 15:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj, katër persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt dhe QKUK. Me vendim të prokurorit, njëri nga vozitësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupa e pa jetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Korroticë e lartë në Gllogoc.

I vdekur në vend ka mbetur vozitësi i veturës,  i cili ka shkaktuar vetaksident.

“Fsh. Korroticë e lartë, Gllogoc  06.06.2021 – 18:30. Vozitësi mashkull kosovar me veturën, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pa jetë të viktimës e ka marr mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.