“Dardanët”, gati për miqësoret e Antalyas

37
“dardanet”,-gati-per-miqesoret-e-antalyas

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Turqi, ndaj Guinesë dhe Gambisë, për ta kompletuar maratonën prej katër miqësoresh brenda vetëm 11 ditësh

Ekipi kombëtar i Kosovës po i vazhdon përgatitjet në Turqi para dy miqësoreve të ardhshme. “Dardanët” janë të gatshëm për dy sfidat e radhës që i presin në Antalya,.

Verdhekaltrit do të luajnë me Guinenë më 8 dhe me Gambinë më 11 qershor për ta përmbyllur maratonën e katër miqësoreve brenda 11 ditësh. Për dallim nga ndeshjet me San Marinon e Maltën, ku luajtën pjesa dërrmuese e lojtarëve kryesorë, në Antalya Kosova do të përbëhet kryesisht nga lojtarët e Superligës dhe prurje të reja.

Futbollistët që shihen si potencial për të ardhmen, po punojnë me përkushtim për t’i dëshmuar vlerat e tyre në këtë grumbullim. Ata ndihen të lumtur që iu dha kjo mundësi, të cilën duan ta shfrytëzojnë gjithsesi. “Dardanët” e kanë zhvilluar sot një stërvitje të lehtë para ndeshjes së nesërme.

Kosova i fitoi dy miqësoret e para me San Marinon dhe Maltën dhe synon t’i fitojë edhe ato të Antalyas. Kjo është hera e parë që ekipi i Bernard Challandes i zhvillon katër ndeshje miqësore brenda një muaji.

The post “Dardanët”, gati për miqësoret e Antalyas appeared first on RahovecNET.