Burri i Albulena Haxhiut e quan “kurvar të kafeneve të natës” Faik Fazliun

35
burri-i-albulena-haxhiut-e-quan-“kurvar-te-kafeneve-te-nates”-faik-fazliun

Krasniqi ka shkuar aq larg sa e ka quajtur Fazliun “kurvar” i kafeneve të natës, transmeton Rahovec.net.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.

Fazliu u arrestuar mbrëmë në një kafiteri në Prizren. Ai sot mohoi se ka kanosur zyrtarin policor, madje thotë se as nuk e ka shikuar. Ai shprehet i habitur se pse u arrestua. Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor.

Sveçla për arrestimin e Fazliut: Përgjigje e shpejtë për të gjithë që tentojnë t’i kryejnë punët privatisht me policët

Fazliu është liruar pas arrestimit, anipse mbrëmë prokurori kishte urdhëruar masën e ndalimit prej 48-orësh.

Ndërsa, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim preliminar ndaj zyrtarëve policorë, në rastin e arrestimit të ish-kreut të OVL UÇK-së, Faik Fazliu.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të pamjeve ka filluar një hetim preliminar bazuar në autorizimet ligjore të saj”, thuhet në përgjigjen e IPK-së. /Rahovec.net/

Flet Faik Fazliu: Eprori i policisë më kërcënoi tri herë në stacion, më tha “çka hamomi po lyp në Prizren”