Atmosferë fantastike e kombëtares së Kosovës në Antalya, turqit pyesin për Muriqin

102
atmosferë-fantastike-e-kombëtares-së-kosovës-në-antalya,-turqit-pyesin-për-muriqin

Mesditën e së dielës ekspedita e kombëtares së Kosovës në futboll ka zbarkuar në bregdetin e bukur të Turqisë, saktësisht në një nga hotelet luksoze të Antalyas.

Më të mbërritur në hotelin e rezervuar për “Dardanët”, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, i ka dërguar futbollistët në dhomat e tyre për të pushuar.

Pas pushimit prej afro dy orëve lojtarët kanë dalë në seancën e parë stërvitore, e cila ishte e hapur për gazetarë për rreth 15 minuta.

Përveç pushimit në dhoma dhe stërvitjeve, futbollistët nuk mund të dalin për ta shijuar plazhin dhe bazenin super luksoz që ofron hoteli “Miracle”.

Lojtarëve iu lejohet vetëm qëndrimi dhe shëtitja në hollin e hotelit, por jo edhe qasja me pushuesit.

Megjithatë kjo nuk po e pengon atmosferën fantastike që po mbizotëron brenda ekipit kombëtar.

Detaj interesant është se turqit tashmë janë në dijeni që kombëtarja e Kosovës ndodhet këtu dhe interesimi i tyre për ti parë futbollistët është i madh.

Ata më së shumti pyesin për Vedat Muriqin, i cili ka luajtur për Rizesporin dhe Fenerbahcen, por njohin edhe lojtarë tjerë si Rashica, Zeneli e Rrahmani.

Por asnjëri prej këtyre futbollistëve nuk ndodhet me ekipin kombëtar të Kosovës.

Kjo pasi përzgjedhësi i “Dardanëve”, Bernard Challandes, në këtë grumbullim ka ftuar lojtar kryesisht nga Superliga e Kosovës dhe futbollistë të rijnë që shihen si potencial për të ardhmen.

Seancën stërvitore të dytën dhe të fundit para ndeshjes me Guinenë, Kosova do ta zhvilloj sot nga ora 15:30 sipas kohë lokale në Kosovë.

Nga ajo që mësohet, është se Challandes i ka në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar për këtë ndeshje.

Asnjëri nga lojtarët nuk kanë shfaqur probleme dhe që të gjithë janë të gatshëm për takimin miqësor me kombëtaren afrikane.

Ndeshja mes Kosovës dhe Guinesë do të luhet nesër në ora 17:30 në stadiumin e qytetit të bukur Side.

Më poshtë keni pamje ekskluzive të realizuara nga Gazeta inFokus.

Video Player

00:00
00:02
Video Player

00:00
00:06
Video Player

00:00
00:03
Video Player

The post Atmosferë fantastike e kombëtares së Kosovës në Antalya, turqit pyesin për Muriqin appeared first on RahovecNET.