Arrestohet një person, pas aksidentit me katër viktima në Ferizaj

62
arrestohet-nje-person,-pas-aksidentit-me-kater-viktima-ne-ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, thotë se brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

Pas aksidentit me katër viktima ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“U trondita kur mësova lajmin se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, sot, ndodhi një aksident me përmasa tragjike, e ku humbën jetën 4 qytetarë dhe një u lëndua rëndë. Të pikëlluar jemi sot të gjithë, nga ky aksident tragjik. Jemi me familjarët e viktimave në këto orë të rënda për to. Presim që sa më parë të zbardhen shkaqet që çuan në aksident dhe apelojmë për shtim të kujdesit në trafik. Njëkohësisht i urojmë shërim të shpejtë të lënduarit nga ky aksident. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve e të njohurve të viktimave që humbën jetën sot tragjikisht në këtë aksident rrugor”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Po një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Koshare ku kanë mbetur të vdekur 4 persona”, tha Veseli.

Për këtë aksident të rëndë është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila thotë se një person është arrestuar.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Koshare- komuna Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku, sipas informatave të para, si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën katër persona, ndërsa, një person tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm. Për aksidentin me fatalitet është arrestuar një person dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48-orë. I dyshuar për vepren penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.