Këngëtarja kosovare Aida Doçi muaj më parë i dha fund beqarisë.
Ajo u martua me Naser Qelin, me të cilin shprehet se po jeton e lumtur.
E ftuar në emisionin ‘NIN’, ajo tregoi shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Nuk kishte si të mungonte pyetja se si po ndihet tani si e martuar.
Ajo u shpreh se po e përjeton kulmin e lumturisë.
“Unë jam duke e jetuar kulmin e lumturisë.
Jetoj me Naserin dhe dy fëmijët e tij.
Ata muj me than që janë dashni për mu dhe bekim për mu.
Jemi familje e mrekullueshme”, u shpreh këngëtarja./kosovarja
The post Aida Doçi: “Fëmijët e Naserit janë bekim për mua” appeared first on Gazeta Press.