Si pasojë e aksidentit të Kroi i Mbretit, ka humbur jetën një person.
Informacioni është konfirmuar nga policia e Kosovës, për lajmi.net.
“Rreth orës 19:00, në rr. Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetasidentuar për vdekje”, i ka thënë Daut Hoxha lajmi.net.
Njësitet relevante policore dhe ato te emergjencës kane dalë në vendin e aksidentit.
“Kërkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veçanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë në rrugë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasoje e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësuese për të gjithë”, thotë Hoxha.
Nga aksidenti është krijuar kolonë e gjatë.