Haradinaj: Qershori i Lirisë, motivim që të punojmë sa më shumë për Atdheun dhe Shtetin

163
haradinaj:-qershori-i-lirise,-motivim-qe-te-punojme-sa-me-shume-per-atdheun-dhe-shtetin

Ai tha se ata ishin luftëtarët më të zot që ka njohur gjatë përpjekjeve për liri.

“Ata ishin luftëtarët më të zot që njoha gjatë përpjekjeve tona për liri e çlirim! Nga Burimi që priu kreshnikët e pamposhtur në qindra aksione e beteja dhe Shpendi që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë, u ndamë para njëzetedy viteve. Kujtuam sot po ashtu, rënien heroike të Jeton Dedushaj, sypatremburit nga Malësia e Madhe dhe Enver Dobraj nga Carrabregu, me pushkën e të cilit u shënuan shumë aksione e beteja të UÇK-së”.

Haradinaj sot me rasitn e përvjetorit të të rënëve me 5, 6 dhe 7 qershor të vitit 1999, vizitoi edhe familjet e Heronjve Malaj e Mustafaj, e gjithashtu kujtoi edhe bashkëluftëtarin Zeqir Nimonaj që u nda nga jeta dy vjet më parë.

“Vdekja i ndoqi pas në çdo hap, por ata gjetën përjetësinë, në vigjilje të çlirimit të vendit dhe fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtuam me mall, bashkëluftëtarin tonë, Zeqir Nimonaj, njeri i dashur dhe shpirtmadh, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta. Shumë kujtime, shumë dhembje e edhe më shumë krenari, në Qershorin e Lirisë, motivim që të punojmë sa më shumë për Atdheun dhe Shtetin. E lavdia e përjetshme ju takon Dëshmorëve!”, shkroi Haradinaj.  /Rahovec.net/