E rëndë: ​Katër të vdekur në aksidentin në Ferizaj

384
e-rende:-​kater-te-vdekur-ne-aksidentin-ne-ferizaj

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare.

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në orën 15:37 dhe aty ishin të përfshira dy automjete civile udhëtarëve.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.