“Debill, e ki gabim”, “Ku ka debill më të madh”: Kapen keq Rron Gjinovci e Nol Nushi

162
“debill,-e-ki-gabim”,-“ku-ka-debill-me-te-madh”:-kapen-keq-rron-gjinovci-e-nol-nushi

Ndaj një shkrimi të tillë të Nushit ka reaguar vetë Gjinovci, duke i thënë se e ka gabim.

“Debill, e ki gabim, si çdo gjë tjetër kuptohet. S’jom ne komision me te, por kam qene pjese e komisionit vlerësues”, ka shkruar Gjinovci si kundërpërgjigje për pretendimet e Nushit.

Pa reaguar s’ka qëndruar as Nushi, duke i thënë se ‘s’ka debill më të madh se dikush që ja vlerëson nipin dajës që nuk e ka pa që 50 vjet”.

“Rron Gjinovci Fakti qe e paske vleresu nipin e Bisles, e rendon akuzen. Ku ka debill me te madh se njeri qe ja vlereson nipin dajes qe nuk e ka pa qe 50 vjet. Pavaresisht pozicionit, ti mbetesh vegel e Kurtit”, është kundërpërgjigjur Nushi.

Përplasja ka vazhduar edhe më tej në komente, ku Gjinovci ka aluduar se Nol Nushi ka qenë më herët në PDK dhe këtë të fundit e ka ftuar në një debat televiziv për përballje.

Nushi më pas i ka thënë se ka pasur raste kur është tentuar përballja në TV, megjithatë thotë se Gjinovci s’ka pranuar, duke u arsyetuar se ka festë.

“Rron Gjinovci a ke naj rast qe skemi dale a? Se ti i ke disa raste, bile u arsyetojshe me ditelindje dhe festa per marrje te patentshoferit”, ka shkruar tutje Nushi.